×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbi 7 orë seancë gjyqësore, GJKKO e tërhequr prej dy orësh për vendimin për Veliajn

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 20:54

    Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme ishte parashikuar të niste seanca verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.

    Seanca nisi me vonesë për shkak të problemeve me energjinë elektrike, ndërsa u shty për orën 13:30, pasi avokatët kërkuan të njihen me dosjen.

    Seanca zgjati më shumë se 7 orë, para se trupi gjykues të tërhiqej për vendimin.

    Gjyqtarët e GJKKO janë tërhequr për vendim për Erion Veliajn dhe personat e tjerë të akuzuar prej orës 19:20.

    Gjyqtari që ka miratuar masën e arrestit me burg për Erion Veliaj dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa shpjegoi se ekzistonte dyshimi që ata mund të largohen, dhe se rrezikojnë të kryejnë krime njësoj të rënda si ato për të cilat po hetohen.

    Për Erjon Veliajn gjykata kujton se ai vijon të ushtrojë funksione publike dhe ekziston rreziku të abuzojë me detyrën. Po ashtu, ekziston rreziku të impaktojë provat dhe dëshmitarët.

    Si shembull gjykata përmend sjelljen e kryebashkiakut që dyshohet se ju shkroi mesazh hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një precedent tjetër i intimidimit të dëshmitarëve është edhe ai që hedh hije dyshimi edhe ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka, që dyshohet se ka orientuar shtetasen Ina Goxhaj se çfarë duhet të thoshte në SPAK.

    Në të njëjtën seancë ishte edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

    Dëshmitares thotë SPAK i është marrë telefoni duke iu zëvendësuar me një tjetër telefon. Ndërkohë që Abule dyshohet se ka pastruar paratë përgjatë një kohë të gjatë, ndryshe nga pesë biznesmenët të cilët ka të dhëna se kanë korruptuar për të marrë si shpërblim leje apo fonde publike.

    Mes provave të administruara janë edhe deklaratat e pasurisë së kryebashkiakut Erion Veliaj prej 2013, si dhe informacioni i dëshmitarit X, i vetëidentifikuar si Nesti Angoni i cili në rrugë anonime në 2023 dërgoi të dhëna në prokurorinë e posaçme, duke e vënë në lëvizje këtë të fundit./Topchannel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!