Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka njoftuar se do të mbyll llogarinë e tij në “X”.
Rohde përmes një video ka treguar arsyet se përse ka marrë këtë vendim.
“Kam vendosur të shkëputem nga X apo Twitter, siç ishte dikur i njohur për të mirë. Për mua X është degjeneruar në atë shkallë saqë është përmbytur në gjuhë të urrejtjes, dezinformatave dhe teorive konspirative”, ka thënë Rohde në adresimin e tij.
Ambasadori gjerman ka shtuar tutje se shumë postime synojnë të minojnë institucionet demokratike dhe shtyhen nga algoritme ku shkëmbimi apo debati i duhur nuk është më i mundur.
“E shoh këtë çdo ditë në profilin tim dhe kam mbaruar me këtë mbingarkesë. Dhe e gjithë kjo po ndodh nën flamurin e rremë të fjalës së lirë. Vazhdoni të bashkoheni me mua dhe qëndroni të lidhur në Bluesky”, ka deklaruar Rohde. /Reporteri.net/
Watch my video and learn why I have decided to leave X!
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) February 13, 2025 at 8:53 AM
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.