×
  • Lajme
  • Botë

    Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 13:02

    Presidenti amerikan, Donald Trump tha se do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën sepse, përndryshe, “Putini do të thoshte se fitoi”

    Kështu tha Trump më 12 shkurt në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

    Trump tha se ishte rënë dakord me liderin rus Putin për të filluar bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Ai tha se ata do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të parandaluar ndonjë gjë tjetër që të ndodhë, por shtoi se presidenti Putin aktualisht “dëshiron paqe”.

    Ai gjithashtu e bëri të qartë se pavarësisht bisedimeve me Kremlinin, Administrata e tij do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, përndryshe “Putini do të thoshte se fitoi”.

    Trump pati bisedën e tij të parë telefonike me Putinin pasi u rizgjodh president.

    Pasi bisedoi me  Putin për më shumë se sa një orë,  Trump tha se udhëheqësi rus, i cili nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në 2022, mbështet dhënien fund të luftës dhe se ata kishin diskutuar për “arritjen e një armëpushimi në një të ardhme jo shumë të largët”.

    Trump ka deklaruar prej kohësh se synon që t’i japë fund luftës në Ukrainë, por pa dhënë hollësi se si mund ta arrijë këtë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!