Një grua në Suharekë është gjetur e vdekur në banesën e saj, dje rreth orës 16:00. Lidhur me rastin, tashmë kanë nisur hetimet.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se sipas mjekut, trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës dhe se dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, shkruan Reporteri.net.
“HETIM I VDEKJES – Suharekë 13.02.2025-16:10. Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.