×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Katër raste të dhunës në familje, një person arrestohet, një tjetër ndodhet ne arrati

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 9:16

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit- në Lipjan, Obiliq, Pejë dhe Klinë.

    Lidhur me këto raste një person është dërguar në mbajtje, dhe një është në kërkim.

    Njoftimi i policisë:

    “Lipjan/15.02.2025-00:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj m/k. I dyshuari pasi kishte sulmuar viktimën ishte larguar nga shtëpia. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari gjendet në arrati.

    “Obiliq / 15.02.2025-20:00. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Të njëjtit pasi janë intervistuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Pejë/ 15.02.2025-12:30. Viktima femërkosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.”

    “Klinë/ 15.02.2025-19:50. Viktima femërkosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!