×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    Votat për deputetë: Përfundon numërimi në 53.96% të vendvotimeve

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 13:01

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

    Sipas një njoftimi të KQZ-së deri më tani ka përfunduar numërimi në 1 mijë e 367 vendvotime nga 2 mijë e 533 sa janë gjithsej, apo 53.95 për qind e vendvotimeve.

    “Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 11 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit planifikohet të fillojë edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!