×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjermania vendos: S’ka hapje të negociatave pa zgjidhur krizën politike

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 20:42

    Pasditen e kësaj të marte në grupi më i madh politik CDU SCU ka votuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian me 75 vota pro dhe 25 kundër.


    Ky është vendimi më i rëndësishëm politik që tregon se Gjermania do t’i thotë PO Shqipërisë. CDU SCU ka votuar kështu draftin e dokumentit që do të votojë të enjten Budenstagu Gjerman.

    Ashtu sic raportoi Top Channel disa ditë më parë, dokumenti ka 9 pika të kërkesave ndaj Shqipërisë të cilat ndahen në dy blloqe.

    Në bllokun prioritar janë reforma zgjedhore, ngritja e gjykatës së lartë dhe Kushtetuese ndërsa gjashtë pikat e tjera hyjnë në bllokun e dytë të cilat duhet të plotësohen kur të hapen negociatat.

    Kushtet që u raportuan kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    Ato janë:
    1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK
    2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese
    3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.
    4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu
    5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj
    6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave
    7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
    8.Reforma në administratë
    9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!