Pakistani ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së saj.
Ky shtet ka përzgjedhur një foto të sheshit Shadërvan të Prizrenit, për ta uruar këtë festë.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së #Kosovës, i shprehim urimet tona më të përzemërta popullit të saj dhe Qeverisë”, thuhet në një postim në “X”, të ministrisë së Jashtme të këtij vendi.
On the occasion of Independence Day of the Republic of #Kosovo, we extend our heartiest felicitations to its people and the Government. @PakinTurkiye @MFAKOSOVO
🇵🇰🤝🇽🇰 pic.twitter.com/fPVJqjMvQs
— Ministry of Foreign Affairs – Pakistan (@ForeignOfficePk) February 17, 2025