Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar mesazhin e Emisarit Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell.
I dërguar i Posaçëm për Misione të Posaçme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur shqetësim për “padrejtësinë e madhe” që Hashim Thaçi, ish-Presidenti i vendit, mbetet në paraburgim në pamundësi për të festuar.
Endriti, ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke shtuar tutje: ” liri për ata që e mundësuan lirinë dhe shpallën pavarësinë”.
I dërguar i Posaçëm për Misione të Posaçme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur shqetësim për “padrejtësinë e madhe” që Hashim Thaçi, ish-Presidenti i vendit, mbetet në paraburgim në pamundësi për të festuar.
“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë festime të gëzueshme dhe të qeta në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë. Sidoqoftë, ky hap i madh është në hije të një padrejtësie të madhe. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.”, ka shkruar ai në “X”.
Grenell ka vlerësuar se evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësia në pesë vitet e fundit.