×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeministri shqiptar

    Rama pajtohet me Grenellin për Thaçin: Sa më shumë të mbahet në burg, aq më e madhe njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 15:08

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pajtuar plotësisht me të dërguarin presidencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell i cili tha se mbajtja në paraburgim e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është padrejtësi e rëndë e cila duhet të marrë fund.

    “Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, shkroi kryeministri shqiptar në X, duke shpërndarë postimin e zyrtarit të lartë amerikan.

    Ndërsa i uroi kosovarët për 17-vjetorin e pavarësisë, Grenell kujtoi “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit.

    “Megjithatë, ky përvjetor është i errësuar nga një padrejtësi e rëndë. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, shkroi ai ndër tjerash.

    Evropianët, por edhe institucionet shtetërore të Kosovës, ai tha se kanë dështuar t’i japin fund “kësaj padrejtësie”.

    Grenell uron pavarësinë Kosovës: Hashim Thaçi, ati themelues i shtetit, s’është aty duke festuar – kjo duhet të marrë fund

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!