Përleshje fizike e të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Ferizaj. Lidhur me rastin, dy persona janë arrestuar, derisa një tjetër është dërguar në Emergjencë në Ferizaj, meqë dyshohet se ka lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka bërë me dije se në vendngjarje është gjetur një armë zjarri.
“Ju njoftojmë se sot, më 17.02.2025, rreth orës 15:11, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kemi pranuar një informatë se ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit. Për informata të mëtejshme, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Veseli./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.