Në pritjen shtetërore për shënimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ai u bëri thirrje shteteve mosnjohëse që të rishikojnë vendimet e qëndrimet e tyre.
“Mosnjohja e Republikës Kosovës nga disa vende anëtare është akt që bie ndesh me këtë përkushtim. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë vendimet e qëndrimet e tyre dhe gjithashtu BE të heq sankisonet e vendosura padrejtësisht ndaj shtetit të Kosovës”, tha Begaj.
Begaj tha se Kosova dhe Shqipëria janë aleate besnike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
“Shqipëria dhe Kosova, faktori shqiptar në rajon jështë aleate besnike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Aleat i përkushtuar i Aleancës euroatlantike dhe vlerave të saj në rajon. Shqiptarët do të jenë përgjithnjë mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të tyre”, tha Begaj.
Ai shtoi se “Europa e bashkuar është destinacioni ynë jetik dhe strategjik”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.