×
  • Lajme
  • Botë / Pa Ukrainën

    Nisin zyrtarisht bisedimet SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë, publikohet fotoja e parë nga takimi

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 9:06

    Bisedimet mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite kanë filluar, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Pala amerikane ka theksuar se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me fillimin e negociatave, por për të përcaktuar nëse Rusia është “serioze” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Rusia thotë se prioriteti i saj është fillimi i normalizimit të marrëdhënieve me SHBA-në.

    Ndërsa delegacionet amerikane dhe ruse sapo kanë zënë vendet e tyre në tryezën e Riadit, në këto bisedime mungon një vend kyç: Ukraina.

    As Volodymyr Zelensky dhe asnjë zyrtar tjetër ukrainas nuk janë në bisedimet e sotme. Në të vërtetë, Zelensky nuk u ftua të merrte pjesë.

    “Ne nuk mund t’i njohim marrëveshjet [paqes]…pa ne,” u tha ai gazetarëve gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dje.

    Në vend të kësaj, Zelensky ndodhet sot në Turqi për të takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

    Kush po merr pjesë në delegacionin amerikan dhe atë rus?

    Delegacioni rus:

    Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë. Lavrov, 72 vjeç, ka përfaqësuar Rusinë e Vladimir Putin në skenën ndërkombëtare për më shumë se 20 vjet

    Yuri Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme. Ai ka shërbyer më parë si ambasador i Rusisë në SHBA.

    Delegacioni amerikan:

    Marco Rubio, Sekretar Amerikan i Shtetit. I konsideruar si një skifter i politikës së jashtme, ai u konfirmua në këtë rol muajin e kaluar. Mike Waltz, këshilltar për sigurinë kombëtare. Një veteran ushtarak dhe mbështetës prej kohësh i Trump.

    Steve Witkoff, i dërguar për Lindjen e Mesme. Miku personal i Trump, shoku i golfit dhe miliarderi i pasurive të paluajtshme

    Dhe në krye tavolinës janë nikoqirët sauditë:

    Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan al-Saud dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Mosaad bin Mohammad al-Aiban. /Reporteri/net/

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!