Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia diskutojnë për luftën në Ukrainë, në një takim të organizuar në Arabinë Saudite të martën, e në të cilin nuk po merr pjesë vetë Ukraina.
Kush po merr pjesë në delegacionin amerikan dhe atë rus?
Delegacioni rus:
Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë. Lavrov, 72 vjeç, ka përfaqësuar Rusinë e Vladimir Putin në skenën ndërkombëtare për më shumë se 20 vjet
Yuri Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme. Ai ka shërbyer më parë si ambasador i Rusisë në SHBA.
Delegacioni amerikan:
Marco Rubio, Sekretar Amerikan i Shtetit. I konsideruar si një skifter i politikës së jashtme, ai u konfirmua në këtë rol muajin e kaluar. Mike Waltz, këshilltar për sigurinë kombëtare. Një veteran ushtarak dhe mbështetës prej kohësh i Trump.
Steve Witkoff, i dërguar për Lindjen e Mesme. Miku personal i Trump, shoku i golfit dhe miliarderi i pasurive të paluajtshme
Dhe në krye tavolinës janë nikoqirët sauditë:
Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan al-Saud dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Mosaad bin Mohammad al-Aiban. /Reporteri/net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.