×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë në Shkodër: Një burrë plagosi rëndë të dashurën dhe më pas vrau veten

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 11:56

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 34-vjeçar sulmoi të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas vrau veten.

    Paraprakisht në media u raportua për dy viktima, por policia konfirmoi se gruaja që u qëllua me armë është e plagosur në gjendje të rëndë.

    Njoftimi plotë i Policisë:

    Shkodër/Informacion paraprak

    Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

    Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

    Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!