×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Tentim grabitje në një institucion mikrofinanciar mbrapa teatrit në Prishtinë, policia jep detaje

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 13:11
    Foto ilustrim

    Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

    Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se tentim grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar.

    “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim grabitje që ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar.

    Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policorë janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.net. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!