Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ceremoninë e organizuar nga homologia e tij kosovare Vjosa Osmani, tha se sot po nderohet kontributi i atyre që në kohët më të vështira, mbajtën të ndezur flakën e shpresës në çlirimin e Kosovës.
Begaj tha se Kosova dhe Shqipëria janë më tepër se dy shtete, janë një komb, një gjak.
“Nuk nderojmë sot vetëm individët, por edhe vetë shpirtin shqiptar, atë shpirt që nuk dorëzohet kurrë, e që brez pas brezi kanë mbrojtur amanetin e lirisë. Shqipëria e Kosova janë më shumë se dy shtete. Ne jemi një komb, një gjak, një flamur një histori, të lidhura përjetësisht. Historia jonë është një histori krenarie”, tha ai gjatë fjalimit të tij.
“Shqipëria ka kontribuuar e do të kontribuojë për Kosovën, sepse kështu na thotë ndërgjegjja jonë kombëtare. Ndihma për Kosovën, është ndihmë për vetëm tonë. Ne duhet të qëndrojmë krah për krah, në çdo fushë të jetës, ekonomi, siguri, shkencë. Marrëdhëniet tona i lidhë gjaku, kanuni, historia e kombi. Kosova e pavarur është një realitet që nuk kthehet pas, një realitet që është fituar me gjak e sakrificë”, theksoi Begaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.