×
  • Lajme
  • Lajme / Dekorata Presidenciale

    Presidentja Osmani e dekoron ish-deputetin e ndjerë të PD-së, Gerti Bogdani

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 14:42

    Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar ish-deputetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani, i cili vdiq në shtator të vitit të kaluar, me urdhrin “Dr.Ibrahim Rugova”.

    Bashkëshortja e ish-deputetit, Edlira Çepani tha se Bogdani kontribuoi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës “që në nisjen e karrierës së tij dhe deri në fund”.

    “Jam e sigurt se atje lart, atje nga ku po na sheh, Gerti vazhdon me krenari të thotë që jemi një”, tha ndër tjerash ajo, pasi me familjen e saj pranoi urdhrin.

    Bogdani vdiq vitin e kaluar në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!