Ditën e djeshme, Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se Situata në Serbi mbetet shqetësuese pasi aktivistët atje përballen me sulme dhe fushata shpifëse dhe se sipas tyre për këtë politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Në këtë postim të Ministrisë së Jashtme gjermane të bërë në platformën “Bluesky”, ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ai ka thënë se këto sulme e fushata shtrihen edhe përtej kufirit serb, duke përmendur këtu se Serbia ka ndërhyr edhe në zgjedhjet e Kosovës duke promovuar votat për Listën Serbe.
Rohde tha se Serbia pa bazë e akuzon Kosovën për mbështetje të protestave në Serbi.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç theksoi shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke kërkuar votat për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave të vërteta në Serbi pa asnjë provë”, shkruan ambasadori gjerman, Jorn Rohde.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.