×
  • Lajme
  • Lajme / Zhvillimet në vend

    Krasniqi takon ambasadorin britanik: Pavarësisht pozicionit politik, për PDK-në interesi i qytetarit udhëzuesi kryesor

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 15:36

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

    “Sot, pata kënaqësinë të pres në takim edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. Pavarësisht pozicionit politik, për PDK-në, interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj mbeten gjithmonë udhëzuesi ynë kryesor”.

    “Vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misioneve diplomatike në Kosovë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të zhvilluar për vendin tone”, ka shkruar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!