×
  • Lajme
  • Lajme / Bruksel

    Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 21:08

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar sot me Ambasadorin e Kosovës, Agron Bajramin. Ky është takimi i parë mes tyre që prej Sorensen ka marrë detyrën e Emisarit, më 1 shkurt.

    Sorensen e ka cilësuar këtë takim të mirë, teksa ka thënë se pret të punojnë bashkë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    “Pres të punojmë bashkë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Sorensen.

    Për takimin ka shkruar edhe Ambasadori Bajrami, i cili ka folur për normalizim me njohjen në qendër.

    “Presim të bashkëpunojmë në formësimin e dialogut për normalizim Kosovë-Serbi, i përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE”, ka shkruar ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!