Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lista me kandidatët më të votuar të LDK-së nga numërimi i mbi 60% të votave.
Lumir Abdixhiku ka marrë 87,051 vota, duke e konsoliduar pozitën e tij si një nga figurat kryesore të partisë. Doarsa Kica Xhelili ka siguruar 34,965 vota, Hykmete Bajrami ka marrë 32,863, ndërsa Kujtim Shala ka arritur 29,166 vota.
Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri gjithashtu kanë bërë një paraqitje të fuqishme me 23,995 dhe 22,719 vota, respektivisht. Pas tyre renditen Anton Quni me 21 mijë e 447 vota, Jehona Lushaku Sadriu me 16 mijë e 773 vota e Imri Ahmeti me 16 mijë e 190 vota.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.