Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orëshin e fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga një rast është raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë dhe Gjakovë.
Lidhur me këto raste, dy persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Fushë Kosovë 18.02.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare nga bashkëshorti saj, i dyshuari mashkull kosovar nga data 06.01.2025 në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurori janë liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 18.02.2025 – 13:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Podujevë 17.02.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
. Gjakovë 18.02.2025 – 16:30. Është raportuar rasti ku të përfshirë ka qenë ankuesja femër kosovar dhe burri i saj. Sipas ankuese, ajo është në procese të ndarjes me burrin e saj të dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.