×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    “I dashur Albin”, ZKM ndan letrën që Rama ia dërgoi Kurtit për 17 vjetorin e Pavarësisë

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 10:09

    Zyra e Kryeministrit ka ndarë letër urimin që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar Kryeministrit Albin Kurti, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Ne letrën e Ramës thuhet se Kosova ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve, shkruan Reporteri.net.

    “Përulemi sot përpara themeluesve të Republikës, duke shprehur pafundësisht mirënjohjen tonë. Një rrugëtim sfidues dhe i suksesshëm deri më 17 shkurt të vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe një rrugëtim po kaq sfidues e i suksesshëm, deri më sot, për forcimin e saj”, thuhet në letër.

    Letra figuron se është shkruar më 13 shkurt, e ZKM e ka ndarë tek sot./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!