×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Cigare, mjaltë e vajguri, Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës me mallra

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 11:27

    Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se policia kufitare në dy raste të ndara ka ndaluar kontrabandën me mallra, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në rastin e parë, Policia kufitare, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Republika e Shqipërisë (zona e Hasit), kanë ndaluar mjetin transportues në të cilin kishte të ngarkuar duhan.

    Ndërsa në rastin e dytë në rajonin e Gjilanit, policia ka konfiskuar mjaltë, vajguri kremëra
    Komunikata:

    Policia kufitare në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me mallra

    Prishtinë, më 19 shkurt 2025

    Rasti i parë: Policia kufitare, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Republika e Shqipërisë (zona e Hasit), kanë ndaluar mjetin transportues në të cilin kishte të ngarkuar duhan. Gjatë kontrollit është hasur janë sasi e duhanit të grirë 2398 kg dhe cigare të llojeve: Marloboro, 2036 pako, Dunhill, 330 pako, Davidoff, 570 pako, Parliamnet, 270 pako, Winston, 450 pako, Sobranie, 300 pako, Pall mal, 90 pako, Lucky strike, 660 pako dhe Bat, 90 pako.

    Rasti i dytë: Zyrtarë nga Task-Forca (Policia & Dogana) në koordinim të aktiviteteve për parandalim të kontrabandës, kanë kontrolluar një subjekt afaristë në rajonin e Gjilanit. Aty janë hasur mallra të ndryshme si: mjaltë, shapona, Vajra-guri, krema etj. pa dokumente përkatëse që dyshohet se janë sjellë përmes rrugëve ilegale (kontrabandë).

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka dalë në vend-ngjarje. Dy persona lidhur me rastin janë ndaluar për 48 ore, ndërsa mallrat pa dokumentacione janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!