×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është dhjetëshja më e votuar deri tani e LDK-së?

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 12:07

    Sipas një liste të publikuar së fundmi të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka marrë 94 mijë e 778 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në vend të dytë renditet Doarsa Kica-Xhelili me 38 mijë e 19 vota.

    Gjithmonë sipas kësaj liste që po qarkullon në media për votat për deputetë, Hykmete Bajrami zë vendin e tretë aktualisht, me 35 mijë e 707 vota.

    Me 31 mijë e 703 vota del të jetë Kujtim Shala në vend të katërt.

    I pesti është Avdullah Hoti i cili numëron 26 mijë e 196 vota. Pas tij vie Lutfi Haziri me 24 mijë e 780 vota. Në vend të shtatë sipas kësaj liste është Anton Quni me 23 mijë e 493 vota, ndërsa në vend të tetë Jehona Lushaku-Sadriu me 18 mijë e 463 vota.

    Imri Ahmeti zë vendin e nëntë me 17 mijë e 382 vota, ndërsa i dhjeti është Armend Zemaj me 16 mijë e 782 vota.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!