Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky ka thënë se nëse dikush dëshiron ta zëvendësojë atë si udhëheqës tani, nuk do të funksionojë, pasi siç thotë ai 58% e popullit ukrainas kanë besim tek ai si lider.
Udhëheqësi ukrainas e tha këtë duke u bazuar në një sondazh. Kjo pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump pretendoi se Zelensky – i cili fitoi një mandat pesëvjeçar në 2019 – ishte “në rënie me 4% vlerësim të miratimit”, raporton The Guardian.
“Pra, nëse dikush dëshiron të më zëvendësojë mua tani, kjo nuk do të funksionojë”, tha Zelensky, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Zelensky gjithashtu tha se “shumë dezinformata vijnë nga Rusia dhe se edhe Trump po jeton në këtë fluskë dezinformimi”.
“Fatkeqësisht, Presidenti Trump, me gjithë respektin e duhur për të si lider i një kombi që ne e respektojmë shumë… po jeton në këtë flluskë dezinformimi,” thotë ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.