×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami merr 20 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 12:34

    Deputetja Hykmete Bajrami në listën e kandidatëve të LDK-së, ka bërë ngritje të madhe në vota për dallim nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

    E njohur për kritikat në çështjet ekonomike dhe financiare, Bajrami në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas numërimit aktual, ka siguruar 35 mijë e 707 vota, më shumë se 20 mijë vota sesa në vitin 2021.

    Edhe në renditja të këtyre zgjedhjeve ajo është lart sesa në vitin 2021.

    Ajo është e treta pas Doarsa Kicaj-Xhelilit dhe liderit Lumir Abdixhiku që është i pari në listë.

    Bajrami në zgjedhjet e vitit 2021 kishte 12 mijë e 401 vota dhe ishte e gjashta në renditjen e kandidatëve më të votuar të LDK-së.

    Para katër vjetësh, në listë para Bajramit ishin Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Armend Zemaj.

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, LDK-ja kishte pësuar një rënie të madhe të përkrahjes dhe pati vetëm 110 mijë e 985 vota ose 12.7 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!