×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Diaspora në SHBA organizon pritje madhështore për dy ministrat e jashtëm shqiptarë

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 8:10

    Ministri i Jashtëm në detyrë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe homolgu i tij nga Republika e Shqipërisë, Gent Cakaj, janë pritur në mënyrë madhështore nga mërgata shqiptare që ndodhet në ShBA. Dy ministrat janë duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


    Pacolli ka thënë se është kënaqësi të jetë pjesë e kësaj pritje madhështore.

    “Së bashku me Ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ishte kënaqësi të jemi pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA dhe komunitetin që jeton dhe punon në New York. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë që ata i japin atdheut të tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm për prosperitetin e Kosovës dhe Shqipërisë’, ka shkruar Pacolli në’ Facebook.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!