×
  • Lajme
  • Botë

    Trump e quajti diktator, kryeministri britanik në krah të Zelenskyt: Ai është lideri i zgjedhur në mënyrë demokratike i Ukrainës

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 22:53

    Kryeministri britanik Keir Starmer foli sot në telefon me Volodymyr Zelensky, të cilit i shprehu mbështetjen e tij, në vazhdën e deklaratave të Donald Trump.

    Në një postim në Truth Social, Trump e quajti Zelensky një “diktator” dhe e paralajmëroi atë se “më mirë të lëvizë shpejt, ose nuk do të ketë më komb”.

    “Kryeministri Starmer foli me Presidentin Zelensky sonte dhe theksoi nevojën që të gjithë të punojnë së bashku”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Downing Street.

    Starmer “shprehu mbështetjen e tij për Presidentin Zelensky si udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe tha se është plotësisht e arsyeshme të pezullohen zgjedhjet në kohë lufte, siç bëri Mbretëria e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

    “Kryeministri përsëriti gjithashtu mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë që do të pengojë çdo agresion të ardhshëm rus”, thuhet në deklaratë./vizionplus.tv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!