Mot i kthjellët parashihet për ditën e enjtë, me ngrica të forta orëve të mëngjesit, me minimale që zbresin deri në -10C, e viseve malore lokalisht deri në -15C.
Gjatë ditës temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 1C e 4C. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 3-6m/s.
Me ngrica e kthjellime parashihet edhe dita e premtë. Gjatë fundjave fillojnë të shfaqen vransira, më shumë ditën e diel, por për momentin nuk ka sinjale që mund të ketë të reshura. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -9C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 4C e 6C. Më shumë vranisra do të ketë dhe gjatë ditës së hënë, njofton Mendimi për Motin.