×
  • Lajme
  • Lajme / Flet zëdhënësja

    Policia jep detaje për zjarrin te “Tregu i Gjelbër” që përfshiu disa lokale

    Reporteri
    20 Shkurt 2025 | 8:38

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth zjarrit te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Reporteri.net se zjarri ka përfshirë disa lokale, por se nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti./Reporteri.net

    Digjen disa lokale te tregu i gjelbër në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!