Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” tha se Vetëvendosjes mund t’i duhet të hyjë në koalicion me Listën Serbe ngase këta të fundit me fitimin të edhe një mandati nga ulëset e rezervuara për serbët, 10 gjithsej.
Lista Serbe supozohet se do të fitojë edhe mandatin e 10-të për komunitetin serb, pas numërimit të votave me kusht.
“Ekziston mundësia që Lista Serbe t’i fitojë të paktën 10 mandate, e që do ta komplikonte jashtëzakonisht procedurën e zgjedhjes së qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje atëherë do duhej të hynte në koalicion me Listën Serbe, që publikisht kanë mohuar një gjë të tillë”.
“Dhe nëse Lista Serbe nuk do ta propozonte një emër për ministër, atëherë zgjedhja e qeverise do të konsiderohej jokushtetuese, që do të prodhonte një prej krizave më serioze që kemi pasur ndonjëherë”, deklaroi Cakolli në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.