Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme ka filluar me publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë, të subjekteve politike që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Emra të rinj kishte në listën e thuajse të gjitha partive. E një nga ta ishte dhe Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur kosovare Shkurte Fejza.
Mirëpo, Arbër Behluli nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme, për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net
Behluli i cili kishte numrin 24 në listën e PDK-së, nga numërimi i mbi 94 përqind të votave, arriti deri më tani t’i marrë vetëm 6 mijë e 491 vota, vota këto të pamjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Numërimi i votave është duke vazhduar aktualisht edhe në tri komunave të mbetura./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.