×
  • Lajme
  • Botë

    Nëntë ditët që tronditën marrëdhëniet e Evropës me SHBA-në

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 10:58

    Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të ndjekur paqen në Ukrainë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Evropës, ose në të vërtetë të vetë Kievit, ka çuar në më shumë se një javë përplasje politike.

    BBC ka përmbledhur zhvillimet që ndodhën ditë pas dite:

    12 shkurt: Pas një telefonate, Trump tha se ai dhe Putin ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth sugjeroi se Kievit do t’i duhej t’i dorëzonte territorin Rusisë në një marrëveshje paqeje.

    13 shkurt: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do të pajtohej me asnjë marrëveshje paqeje të hartuar pa përfshirjen e saj – aleatët evropianë e mbështetën atë.

    14 shkurt: Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance përdori fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të kritikuar ashpër demokracitë evropiane, duke injoruar pothuajse tërësisht Ukrainën.

    15 shkurt: Në të njëjtën konferencë, Zelensky bëri thirrje për krijimin e një “ushtrie të Evropës” pasi marrëdhënia “e vjetër” e kontinentit me SHBA-në po përfundonte. SHBA njoftoi bisedimet e paqes në Arabinë Saudite midis delegacioneve nga Uashingtoni dhe Moska.

    16 shkurt: Udhëheqësit evropianë caktuan një takim të minutës së fundit në Paris për luftën në Ukrainë

    17 shkurt: Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë do të kërkonte një “zmbrapsje të SHBA-së” për të penguar Rusinë. Por ai tha gjithashtu se Evropa “do të duhet të bëjë më shumë” për të mbrojtur Kievin.

    18 shkurt: Trump fajësoi Zelenskyn për fillimin e luftës, e cila dihet se nisi nga një pushtim rus në shkallë të plotë në shkurt 2022.

    19 shkurt: Duke iu përgjigjur komenteve të tij, Zelensky tha se Trump po jetonte në një “hapësirë ​​dezinformimi” të krijuar nga Moska – Trump më pas e quajti Zelenskyn  “diktator”.

    20 shkurt: Aleatët evropianë – përfshirë Starmer – kritikuan deklarata e Trump dhe mbështetën Zelenskyn. Trump mbeti “shumë i frustruar” me presidentin e Ukrainës, por Zelensky tha se një takim me të dërguarin e SHBA-së “riktheu shpresën”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!