×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, ja arsyeja

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 10:57

    Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në SPAK.

    Ajola Xoxa mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

    Sipas vendimit të datës 12 shkurt, ku iu ndryshua masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, Xoxa ka edhe detyrimin për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00.

    Avokati Ermir Beta ishte duke e pritur në ambientet e brendshme të SPAK, ndërsa rreth 30 minuta pas procedurës ata janë larguar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!