Deklarata e mbrëmshme e kreut të NISMA’s, Fatmir Limaj, se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Albin Kurtin, ka nxitur reagime të shumta.
Me një fotografi që shton edhe më shumë sinjalet për një koalicion të mundshëm mes dy partive, ka befasuar edhe kandidatja për deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fjolla Ujkani e cila shpërndau një foto në Instagram ku shihet bashkë me kandidaten e NISMA’s, Xhevahire Izmakun, e cila pritet të hyjë në Kuvend përmes kuotës gjinore.
“Vushtrria, shembull i dinjitetit, respektit dhe vlerave”, thuhej në postimin e shpërndarë.
Kjo foto më nuk gjendet në Instagramin e Ujkanit. Nuk dihet nëse foto është larguar pasi fotot në story janë vetëm për 24 orë apo Ujkani e ka fshirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.