Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e respekton vullnetin qytetar në plotni dhe se do të sillet konform këtij vullneti, e do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit të saj, shkruan Reporteri.net.
Avdixhiku këtë deklaratë e ka bërë pas takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me Ambasadorët e ShBA’së, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës dhe Italisë, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka theksuar domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës.
“Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës. Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë. Falenderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës”, ka shkruar Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.