Një seri shpërthimesh të enjten në tre autobusë të parkuar tronditën pjesën qendrore të Izraelit, në atë që autoritetet dyshojnë të jetë një sulm militant. Nuk ka njoftime për të lënduar nga shpërthimet që ndodhën pranë Tel Avivit.
Shpërthimet ndodhin ndërsa izraelitët mbajnë zi për katër trupat e pengjeve të kthyera nga Hamasi në Gazë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi. Shpërthimet në autobusë të kujtojnë bombat gjatë kryengritjes palestineze të viteve 2000, por sulme të tilla janë të rralla tani.
Zëdhënësi i policisë, Asi Aharoni, tha për televizionin izraelit (Channel 13 TV) se u gjetën eksplozivë në dy autobusë të tjerë, por nuk shpërthyen. Autoritet thanë se të pesë bombat me sahat ishin identike dhe se njësitë speciale po çaktivizonin bombat e pashpërthyera.
Kryebashkiaku i qytetit, Tzvika Brot, tha se ishte një mrekulli që askush nuk ishte lënduar. Autobusët ishin parkuar pasi kishte përfunduar orari i punës, tha ai.
Ofir Karni, kreu i kompanisë së autobusëve tha se kishte urdhëruan menjëherë të gjithë drejtuesit e autobusëve që të ndalojnë dhe të kryejnë një “inspektim të plotë”.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se shefi i qeverisë po ndiqte nga afër zhvillimet. Agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet po merrte drejtimin e hetimeve, tha policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.