×
  • Lajme
  • Botë

    Bashkëthemeluesi i kartelit Sinaloa kërkon të ekstradohet nga SHBA në Meksikë, i trembet dënimit me vdekje

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 23:43

    Bashkëthemeluesi i kartelit Sinaloa, Ismael “El Mayo” Zambada, i cili u arrestua në Teksas në korrik të vitit të kaluar, ka kërkuar të riatdhesohet në Meksikë për të shmangur dënimin me vdekje në Shtetet e Bashkuara.

    Lajmi mësohet se është dhënë nga presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, e cila po ashtu bëri më dije se konsullata meksikanë në SHBA, ka marrë në shqyrtim çështjen.

    “Kërkesa nga avokatët e Zambada u pranua në konsullatën në Nju Jork dhe ne po ia dorëzojmë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës,” tha presidentja meksikane.

    Sipas raportimeve, avokatët e Zambada kërkuan riatdhesimin e menjëhershëm të tij si pjesë e një kërkese për mbrojtje konsullore, duke pretenduar se transferimi i tij në SHBA ishte ilegal.

    “Nëse qeveria meksikane nuk vepron, do të dënohem me vdekje pa asnjë dyshim”, thuhet në tekstin e publikuar nga mediat e huaja.

    Claudia Sheinbaum këmbënguli se ka kërkuar mbrojtjen e baronit të kartelit Sinaloa dhe çështja e tij tani është në Prokurorinë e Përgjithshme, sepse sipas saj, “ka të bëjë me të drejtën e një qytetari meksikan që po gjykohet në Shtetet e Bashkuara, pa ndjekur ndonjë proces të rregullt”.

    Kjo kërkesë e “El Mayo”, vjen pak ditë pasi SHBA shtoi në listën e tij të organizatave terroriste kartelin “Sinaloa” dhe Zambada është në gjyq për trafik droge në Nju Jork.

    Ismael Zambada, 77 vjeç, është një nga bashkëthemeluesit e kartelit Sinaloa së bashku me Joaquin “El Chapo” Guzmán, i cili po vuan një dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

    Ai pretendon se është rrëmbyer nga djali i “El Chapo” dhe është transportuar kundër dëshirës së tij me një avion privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Guzmán López u arrestua gjithashtu nga autoritetet amerikane pas mbërritjes në Teksas./vizion/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!