×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nëna shqiptare në grevë urie pranë varrit të djalit të saj: Dua të di pse vdiq

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 10:56

    “Kam vite që luftoj për të mësuar të vërtetën por të gjithë më kanë braktisur. Prej sot nuk lëviz nga varri i djalit tim derisa të kem një përgjigje” ky është apeli dëshpërues i Lena Dodaj, nëna e Mariglenit i cili humbi jetën më 18 tetor 2011.


    Djaloshi humbi jetën në moshën 25 vjeçare pasi u rrëzua nga një çati ku po punonte. Gruaja që kërkon të dijë rrethanat e ngjarjes sidomos orët e fundit që i riu kaloi në spital, nisi sot një grevë urie.

    Gruaja është e vendosur të flejë pranë varrit ku prehet djali i saj në varrezat e Ternit, transmeton oranews.

    “Do të qëndroj këtu derisa të hapen hetimet për shkaqet të vdekjes.”

    Ajo kërkon që trupi i djalit të saj të zhvarroset për tiu bërë autopsia. “Nëse nuk do e bëjnë do e bëj unë”.

    “Dhe nëse do të më largojnë nga varreza do të fle në makinë afër varrezës dhe nesër do të jem sërish këtu” thotë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!