Negociatorët amerikanë që bëjnë presion në Kiev për akses në mineralet e rralla të Ukrainës kanë ngritur mundësinë e ndërprerjes së aksesit të vendit në sistemin jetik të internetit satelitor të Elon Musk, Starlink.
Bëhet e ditur se qasja e vazhdueshme e Ukrainës në Starlink u ngrit në diskutimet mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas pasi presidenti Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një propozim fillestar nga Sekretari i Thesarit i SHBA-së Scott Bessent.
Starlink ofron lidhje të rëndësishme interneti për Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe ushtrinë e saj, shkruan Reuters.
Ndërsa çështja u ngrit sërish gjatë takimeve mes Keith Kellogg, i dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, dhe Zelenskyt.
Gjatë takimit, Ukrainës iu tha se do të përballej me mbyllje të afërt të shërbimit nëse nuk pajtohej me një marrëveshje për mineralet kritike.
Raportohet se Zelensky ka refuzuar kërkesat e administratës Trump për 500 miliardë dollarë pasuri minerale nga Ukraina në këmbim të ndihmës nga SHBA, duke thënë se nuk ka garanci sigurie.
Ndryshe, ligjvënësit amerikanë janë të ndarë rreth përpjekjeve të Trumpit për t’i dhënë një fund të shpejtë luftës në Ukrainë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.