×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Presidenti i Emirateve të Bashkuara viziton Tiranën, pritet me ceremoni në Pallatin e Brigadave

    Reporteri
    23 Shkurt 2025 | 16:44

    Presidenti i Emirateve Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Tiranë ku është pritur në Rinas nga Kryeministri Rama.

    Më tej, ai është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave.

    Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan vjen në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Kryeministri Edi Rama, duke njoftuar vizitën e Presidentit të Emirateve Arabe ditën e djeshme theksoi se vizita e tij në Shqipëri shënon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

    Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për rindërtimin pas tërmetit në Durrës dhe lagja e re e rindërtimit në Spitallë është financuar e gjitha prej tij./tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!