×
  • Lajme
  • Botë

    Kancelari në ardhje Merz reagon pas fitores së CDU/CSU: Sonte do të festojmë, nga nesër do të rifillojmë punën tonë

    Reporteri
    23 Shkurt 2025 | 19:28

    Friedrich Merz dhe Kristian Demokratët e tij kanë një epërsi të padiskutueshme, sipas të dyja sondazheve që kanë dalë pas mbylljes së votimit në Gjermani.

    Kancelari në ardhje, Friedrich Merz, pas triumfit ka folur në selinë e partisë së tij, ku tha se nga nesër do të rifillojnë punën.

    “Sonte do të festojmë dhe nga nesër do të rifillojmë punën tonë”, shkruan BBC.

    “Tani do të flasim bashkë dhe është e rëndësishme të formojmë një qeveri sa më shpejt. Bota jashtë nuk na pret”, tha Merz, lider i kristiandemokratëve

    “Të gjithë në botë e shohin se Gjermania ka një qeveri të besueshme”, tha ai, duke shtuar se “tani ne gjithashtu mund të festojmë këtu”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!