×
  • Lajme
  • Botë

    Përplasje mes dy autobusëve në Gjermani, të paktën 35 të lënduar, mes tyre edhe fëmijë

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 15:38

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani.

    Në Saarbrucken, dy autobusë lokal u përplasën “kokë më kokë”.

    Të paktën 35 persona u lënduan, pesë nga ta kanë lëndime të rënda, raportojnë mediat gjermane.

    Në mesin e të lënduar raportohet se po ashtu ka edhe fëmijë.

    Të lënduarit aktualisht po trajtohen në spital.

    Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilët iu dhanë ndihmë të lënduarv.

    Po ashtu u angazhuan edhe helikopter për transportim më të shpejt të të lënduarve në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!