×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    MKRS blen 10 tonë pelet për Rezidencën e Rugovës, nënshkruhet kontrata në vlerë 1 mijë e 900 euro

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 16:25

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dhënë tender në vlerë prej 1 mijë e 900 euro për blerjen e peletit për nevoja të Rezidencës së Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës.

    Në njoftimin e publikuar në platformën e-Prokurimi, figuron se me këto para parashihet furnizimi me 10 tonë pelet. Kohëzgjatja e kontratës është për një muaj, shkruan Reporteri.net.

    “Përmes kësaj kontrate do të bëhet furnizimi me lëndë djegëse – pelet për nevojat e Rezidencës Dr. Ibrahim Rugova e cila posedon ngrohje me lëndë djegëse – pelet”, thuhet në njoftim.

    Kompania që është shpërblyer me kontratë është “NTSH Diari”.

    Kontrata është nënshkruar para tri ditësh. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 3 mijë e 500 euro./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!