×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dyshohet se janë helmuar – Vdes një 3 vjeçar në Shkodër, e motra në gjendje të rëndë

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 16:24

    Një 3-vjeçar ka vdekur ditën e diel në spitalin rajonal të Shkodrës.

    Ai është paraqitur në spital me shenja të helmimit. Për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët e kanë dërguar në repartin e reanimacionit ku pas pak ka ndërruar jetë.

    Fëmija është nga fshati Mjede, në Vaun e Dejës.

    Më vonë, me të njëjtat simptoma edhe e motra e tij është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë.

    Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë ku do të zhvillohen hetimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!