×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky: Nëse Ukraina bie, objektivat e radhës të Moskës do të jenë këto pesë vende

    Reporteri
    25 Shkurt 2025 | 12:37

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky uroi Estoninë për Ditën e Pavarësisë dhe paralajmëroi se vendet me popullsi të madhe rusishtfolëse mund të jenë objektivat e radhës të Moskës.

    “Momenti më i rrezikshëm është kur vendet e Evropës Lindore kanë njerëz me rrënjë ruse – jo sepse ata vetë përbëjnë një kërcënim, por sepse Kremlini do të përdorë sigurinë e tyre si pretekst për pushtim”, tha Zelensky. Ai renditi Poloninë, Sllovakinë, Letoninë, Moldavinë dhe Estoninë midis objektivave të mundshëm të Putinit.

    Ai tha se një skenar i ngjashëm ndodhi në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe filloi pushtimin e saj në Donbas. “Në fillim, ata thanë se nuk po pushtonin territoret tona, por po mbronin popullsinë rusisht-folëse”, tha Zelensky.

    “Nëse biem… Unë besoj se të gjitha këto vende që përmenda janë në të njëjtin rrezik për shkak të politikës ruse dhe pikëpamjes së tyre për konceptin e ‘botës ruse'”, thotë Zelensky./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!