×
  • Lajme
  • Lajme / ZKM

    Kurti takohet me Ambasadorin e Finlandës, flasin për zgjedhjet e hapat drejt formimit të institucioneve

    Reporteri
    25 Shkurt 2025 | 17:02

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinsen.

    Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit theksohet se ata kanë diskutuar edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, shkruan Reporteri.net.

    “Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit. Gjithashtu u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!