Policia në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë kontrolluar një pronë dhe objekte tjera të një personi në Novosellë të Pejës, ku të njëjtit gjatë kontrollit nën tokë i janë gjetur tri dhoma të improvizuara në të cilat dyshohet se kultivonte hashash, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, aty janë gjetur dhe sekuestruar edhe 52 poqa elektrik dhe ngrohje me kabllo elektrike, qese të zbrazëta.
Rasti po hetohet.
Njoftimi i policisë:
KULTIVIM I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRËS SË KOKAINËS OSE BIMËVE KANABIS
Novosellë, Pejë 25.02.2025-10:00. Njësit policore kanë zbatuar urdhrin verbal të prokurorit të shtetit për kontrollimin e pronës dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti është duke kryer veprën e lartcekur penale. Gjatë kontrollit nën tokë janë gjetur tri dhoma të improvizuara, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar 52 poqa elektrik me kapacitet të lartë ndriçimi dhe ngrohje kabllo elektrike, qese të zbrazëta plasmasi, plasmasë role, një DVR me pamje të kamerave. Rasti është nën hetime.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.